Mehaj së bashku me Ruzhdi Shehun e ish-ministrat e Mbrojtjes bëjnë homazhe në Koshare

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj si dhe me ish-ministrat e mbrojtjes Anton Quni dhe Rrustem Berisha, gjithashtu me gjeneral Fadil Hadërgjonaj, kolonel Feriz Trezhnjeva nga Tropoja si dhe bashkëluftëtar të tjerë të Koshares, sot kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, në nderim të 113 Heronjve të Kombit.

Kështu ka bërë të ditur vet Ruzhdi Shehu në një postim në rrjetin e tij Facebook.

“Së bashku me ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj si dhe me ish-ministrat e mbrojtjes Anton Quni dhe Rrustem Berisha, pastaj me gjeneral Fadil Hadërgjonaj, kolonel Feriz Trezhnjeva nga Tropoja si dhe bashkëluftëtar të tjerë të Koshares, sot kemi bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares, në nderim të 113 Heronjve të Kombit. Lavdi heronjve të Brigadës “Agim Ramadani” si dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së që nuk kursyen asgjë për Lirinë e Atdheut!R Sh”

Postimi i plotë:

Të ngjashme