Mehaj: Shtohen specialistët për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua kursi për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV).

Ai ka potencuar se janë shtuar specialistët e mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme