Mehaj thotë se sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të vendit.

Përmes një postimi në Twitter, Mehaj ka shkruar se veprime të tilla nga grupet kriminale, janë të papranueshme.

“Thellësisht i shqetësuar për pjesëtarët e lënduar të KFOR-it në veri të 🇽🇰. Veprime të tilla nga grupe kriminale janë të papranueshme dhe minojnë përpjekjet për paqe. KFOR-i dhe Policia janë të përkushtuara për të garantuar siguri për të gjithë qytetarët! Ne qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës”, thuhet në postimin e Mehaj.

Kujtojmë se NATO ka vendosur që të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

Të ngjashme