Mehmetaj: Kundër Kurtit duhet të ketë revoltë popullore, të hetohet nëse ka ndonjë “interes të caktuar”

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e krijuar në veri të vendit, dhe për mungesën e koordinimit me ShBA-në.

Mehmetaj u shpreh se Kurti duhet të hetohet se se nga i ka linjat e punës.

“Ndoshta është mirë me fillu me shqyrtu ka janë linjat e punës që i bën, është mirë me hetu, është e qartë, është literaturë bazë. Ose duhet të jetë çmenduri ose duhet të jetë interes i caktuar sepse nuk ka lidhje me Kosovën, ose të dyjat bashkë. Në momentin që dikush e cenon raportin me ShBA-të, këtu ka problem. Nëse qenka arsyeja legaliteti atëherë pse nuk po zbatohet vendimi për targa”.

Tutje ai tha se në Kosovë, duhet të ketë një revoltë të madhe popullore dhe t’i kërkohet Kurtit dorëheqja.

Sipas tij, Kurti nuk ka pasur fare koordinim me ShBA-në, sipas tij kryeministri i Kosovës, është mashtrues.

“Problemin kryesor e kam me kryeministrin mashtrues, Albin Kurtin… Gjatë ditës Hovenier tregoi që në mungesë të koordinimit është bërë ndërhyrja në veri. Pastaj doli kryeministri tha që janë në koordinim të plotë me ShBA-të. Hovenier tha se nuk ka komunikim fare, në raport me atë që ka ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti historikisht ka qenë kundër ShBA-së.

“Kurti ka pasur problem si ka ndodhur bombardimi i NATO-s, ai ka pas problem me KFOR-in, e ka quajtur fuqi kolonialiste, ai dhe VV e kanë sulmu ambasadoren amerikane Jackobson, ai ka thënë se aleanca me Amerikën është e së kaluarës jo e së ardhmes”, është shprehur ai.

Të ngjashme