Mehmeti: Çdo dy ditë kam asfaltuar një rrugë në Prishtinë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR, Gëzim Mehmeti ka publikuar një video – inçizimi ku paraqiti punën 4 vjeçare në krye të drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ku sipas të dhënave; çdo dy ditë është asfaltuar një rrugë.

Përmes videos së publikuar vizualisht shihen projekte të finalizuara qindra rrugë të asfaltuara, shtigje të biçikletave, shtigje për këmbësorë, shkallë ,parkingje, pjerrina, ndërtim të kanalizimit fekal dhe atmosferik,po ashtu shkolla dhe çerdhe, terrene sportive, parqe si në qytet ashtu edhe në fshat.

Mehmeti tha se ka punuar në mënyrë të heshtur dhe se investimet kanë ndikuar pozitivisht që banorët e këtyre trevave të kthehen në vatrat e tyre shekullore,të jetojnë dhe të investojnë në bujqësi, blegtori dhe bletari.

Kujtojmë se Gëzim Mehmeti kandidon për kryetar të Prishtinës me numrin 149 në zgjedhjet lokale 17 tetor.

https://www.facebook.com/gezimmehmetiPr/videos/1164798694043985/

Të ngjashme