Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ia ka paraqitur 4 kandidatë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
Pas vlerësimit të integritetit, përgatitjes profesionale, shkathtësive teknike, njohurive të sistemit financiar si dhe njohurive për politika mikro dhe makro ekonomike si dhe pas vlerësimit të përformancës së treguar gjatë intervistës, ka bërë dhe ka dërguar listën përfundimtare Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1. Fehmi Mehmeti
2. Shkëndije Himaj
3. Besnik Bislimi
4. Safet Merovci