Pavarsisht kufizimeve dhe mbylljes së kufijve për shkak të variantit të ri të koronavirusit, personazhet e famshëm vijojnë të udhëtojnë në destinacione magjepsëse.
Pjesa më e madhe e VIP-ave, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar, kanë zgjedhur javëve të fundit të pushojnë në Meksikë.
Dua Lipa, Chloe Sims dhe Lottie Moss lanë kështu pas krahëve luksin e shfrenuar të Dubait, që u shtua në listën e kuqe të udhëtimeve të Mbretërisë së Bashkuar.
Një magnet për yjet e showbizit , kufizimet për në Emiratet e Bashkuara Arabe, do t’i drejtojnë ata drejt destinacioneve të reja dhe Meksika duket vendi perfekt për të kaluar disa ditë me diell.