Përfaqësuesja e Meksikës ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ prej 23 lojtarësh.
Në listë nuk mungon veterani Rafael Marquez, që është emblema e meksikanëve.
Për ish-mesfushorin e Barcelonës ky Botëror do të jetë i pesti dhe këtë e kanë arritur vetëm tre lojtarë tjerë:
Antonio Carbajal (Meksikë), Lothar Matthaus (Gjermani) dhe Gianluigi Buffon (Itali).
Më poshtë keni listën e plotë të trajnerit Juan Carlos Osorio:
Portierë: Guillermo Ochoa (Standard Liege), Alfredo Talavera (Toluca), Jesus Corona (Cruz Azul).
Mbrojtësit: Carlos Salcedo (Eintracht Frankfurt), Diego Reyes (Porto), Hector Moreno (Real Sociedad), Hugo Ayala (Tigres), Edson Alvarez (America), Jesus Gallardo (Monterrey), Miguel Layun (Sevilla).
Mesfushorët: Rafael Marquez (Atlas), Hector Herrera (Porto), Jonathan Dos Santos (LA Galaxy), Giovani Dos Santos (LA Galaxy), Andres Guardado (Real Betis), Marco Fabian (Eintracht Frankfurt).
Sulmuesit: Javier Hernandez (West Ham), Raul Jimenez (Benfica), Oribe Peralta (America), Jesus Manuel Corona (Porto), Carlos Vela (Los Angeles FC), Javier Aquino (Tigres), Hirving Lozano (PSV Eindhoven).
Mexico are World Cup ready 🇲🇽 pic.twitter.com/qX5xQvoUhB
— B/R Football (@brfootball) June 4, 2018