Meksika raporton vdekjen e parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Meksika ka raportuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Sipas mediEve të huaja, bëhet e ditur se viktima ishte një burrë 41-vjeçar, i cili njëkohësisht vuante nga diabeti.

Megjithëse nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, autoritetet dyshojnë se 41-vjeçari ishte infektuar në një koncert në Mexico City më 3 mars.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e tij u ankua pasi asaj i kishin dhënë informacione të paqarta lidhur me gjendjen e burrit të saj. Në fillim mjekët kishin potencuar se burri i saj kishte pneumoni për shkak të gripit, ndërsa më vonë i treguan se ishte i infektuar me coronavirus, megjithëse nuk ia demonstruan rezulatet pasi u testua.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk ishte testuar për coronavirus, ndërsa mjekët e lejuan të hynte në spital për të vizituar burrin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme