Melania dhe djali i saj vendosen në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:15 | Nga

Pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania dhe djali 11-vjeçar Barron janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e Parë nuk ka dashur të vendosej në Washington derisa djali i çiftit ta përfundonte shkollën.

Shumëkush e ka konsideruar të pazakontë këtë vendim, duke qenë se Melania është gruaja e parë e një presidenti që nuk është vendosur menjëherë në Washington.

Nëse duhet besuar postimit të saj në Twitter, Melania duket të jetë e mahnitur me shtëpinë e re.

“Duke shpresuar në kujtimet që do t’i bëjmë në shtëpinë e re”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme