Melihate Tërmkolli: Hapja e xhamive po bëhet për vota

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Politikanët tanë nuk e kanë këta hallin as të shtetit, as të kulturës, as të fesë, kanë veç hallin e votës.Kështu thotë në shkrimin e saj zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli duke ju refereruar vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e xhamive.

“Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit “të mirë” të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive.

Shkrimi i plotë:

Turkoshakë e anadollakë që na qeverisin!


Është ngritur e majta ekstreme me dy këmbët lart si kuajt e harlisur për ta “kapur” fenë për bishti. Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit “të mirë” të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive.

Në anën tjetër, Kadri Veseli i PDK-së doli se e ka hallin edhe të kthimit të “rrënjëve“ shqiptare të myslimanizmit në gjenezë, në Dardaninë “arabistane”!. Ҫ’farë shkolla, ç’farë çerdhe, ç’farë institucione, ç’farë ekonomie a biznese, ç‘farë kulture kombëtare, evropiane perëndimore?!

Në fakt, nuk kanë këta hallin as të shtetit, as të kulturës, as të fesë, kanë veç hallin e votës! Nuk e kanë as më të voglin problem nëse e marin atë votë me gjakun e shqiptarëve në emër të kauzave të rrejshme, a e marrin nga grupe ekstreme fetare e politike apo tjera, apo me financime nga Arabia, Rusia, Serbia a Turqia. Vetëm ta marrin votën e qytetarëve të lodhur e të varfëruar deri në mjerim duke iu ofruar xhaminë si të vetmen derë që mund ta hapin.
Këta qeveritarë e politikanë, me mendësi turkoshake e anadollake, këta na qeverisin! Këta që çirren deri në kupë të qiellit për shqiptarizëm, për bashkim e flamur kombëtar, për amerikanizëm e evropianizëm, për shtet e interes kombëtar!

Këta që e godasin edhe shtetin edhe kombin deri në palcë!. Këta që në mungesë të vlerave të tyre, e përlyejnë tërë kombin e shtetin duke e gjetë
strehën e vetme nëpër xhami, për një votë!. Votë e merituar, apo jo?!

Të ngjashme