Memli Krasniqi fillon vizitën zyrtare në SHBA, merr pjesë në forumin e Kongresit Amerikan

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka filluar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sot ka marrë pjesë në një forum në Kongresin Amerikan.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i PDK-së Memli Krasniqi ka njoftuar se ka qenë i ftuar në forumin e organizuar nga kongresmenët Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë “Si ti kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë”.

“Në prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike. Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me SHBA-të, është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë për të gjithë”, është shprehur lideri i PDK-së.

Të ngjashme