Memli Krasniqi: Me nderime të thella kujtojmë sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi.

Të tre heronjtë që ranë për liri 26 vjet më parë, Krasniqi i ka quajtur figurat më emblematike të historisë së vendit tonë, njofton Klan Kosova.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.

“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë”.

Të ngjashme