Memli Krasniqi nuk do të ketë kundërkandidat për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka bërë të ditur, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Bedri Hamza në një konferencë për medie.
Sipas tij, Krasniqi i plotëson të gjitha kushtet që të zgjidhet kryetar.
I pyetur rreth moskandidimit të Enver Hoxhajt për kryetar të kësaj partie, Hamza tha se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe gjithçka ka qenë transparente.
“Kemi një kandidat, dhe është Memli Krasniqi, është personalitet që i plotëson kushtet për tu zgjedhur kryetar i PDK-së. I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider”.
“Ka qenë garë e hapur dhe sigurisht pse kemi vetëm një kandidat, tregon se ka pasur një pajtim të heshtur që t’i jepet përkrahja Memli Krasniqit që të udhëheq PDK-në”.
“Asnjë ndikim për vendimin e Hoxhajt për të moskandiduar, gara ka qenë e hapur dhe kështu që ka pasur pajtueshmëri”, theksoi ai.
Ai ka thënë se PDK-ja ka treguar qëndrueshmëri edhe pse ka qenë e goditur nga shkuarja e eish-kryetarit Kadri Veseli dhe ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
“Eshtë një proces për ta zgjedhur një kryetar i cili e kthen PDK-në fuqishëm drejt fitores për ta qeverisur vendin. Ne kemi treguar një qëndrueshmëri dhe kemi arritur që të jemi partia më e madhe opozitare”.
Ai tha se nuk do ndikojë në zgjedhjet lokale mbajtja e Konventës, raporton EO.
“Kemi qenë më mirë se disa parti tjera sa i përket pjesëmarrjes së grave për kandidate për kryetarë të komunave”, tha Hamza i pyetur rreth pjesëmarrjes së grave në zgjedhje lokale.
Konventa e PDK-së për zgjedhje e kryetarit të ri do të shtunën.