Deputeti Memli Krasniqi nga PDK-ja, gjatë debatit të amendamentit 49 të Projektligjit për Pagat, ku përcaktohen paga për Trustin Pensional të Kursimeve, nuk u pajtua me faktin se presidenti i vendit të ketë pagën më të madhe në vend, raporton Ekonomia Online.
“Koncepti që presidenti me marrë pagën ma të madhe në vend është një koncept komunist. Është ma shumë se me bë hajgare për 1.7 miliardë euro”.
“Trusi i Kursimeve Pensionale e ka pasë performancën më të mirë në vitin 2009. Unë e kam problem ideologjinë, presidenti e ka koeficientin 10 e të tjerët pak”.
Ndërsa Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza thirri që të kihet kujdes tek disa institucione.
“Duhet të jemi të kujdesshëm për disa institucione sepse këtu po flasim për kursimet që qytetarëve të Kosovës kanë 1.7 miliardë”.
“Po iu lus që te disa institucione të kenë kujdes pasi që është i natyrës specifike pasi që ka 1.7 miliardë euro të kursimeve publike”.