Memli Krasniqi takohet me Ambasadorin Michael Davenport, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, ku kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.

Njoftimi i plotë:

Në takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport, biseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare. E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për tu dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.

Të ngjashme