Përmes një komunikate për media, Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe organizatën Demokraci Plus.
Komunikata e plotë:
“Administrata Tatimore e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN dhe organizatën Demokraci Plus -D+.
Qëllimi i këtij memorandumi është precizimi/përcaktimi i obligimeve dhe standardeve të bashkëpunimit për palët gjatë realizimit të monitorimit dhe aktiviteteve të tjera, të cilat dalin nga projekti “Shqyrtimi i praktikave të standardeve profesionale të ATK-së me fokus të pajtueshmërisë të inspektorëve me legjislacion të konfliktit të interesit” i përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Me këtë bashkëpunim ATK ka për qëllim që të rris edhe më shumë transparencën në raport me publikun, pasi që transparenca që është vlerë e përcaktuar edhe në planin strategjikë të administratës tatimore”.