Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja Kosovare të Sigurimeve, do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, me të cilët pritet të ketë lehtësira në pika kufitare për bashkatdhetarët tonë në diasporë.
Memorandumin do ta nënshkruajnë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe përfaqësuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Nënshkrimi do të bëhet sot në ora 11:00, në sallën P02, në objektin kryesor të MPB-së.