Menaxhmenti i ShSKUK-së ankohet për mungesë të buxhetit e anesteziologëve

Prishtinë | 28 Sht 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është takuar me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, raporton Ekonomia Online.

Zejnullahu-Raçi gjatë raportimi ka thënë se mungesa e buxhetit është sfidë për ta, duke shtuar se në fillim të mandatit është marrë me sanimin e problemeve të paraardhëseve.

Ajo shtoi se tha se edhe pas largimit të numrit të madh të anesteziologëve janë duke bërë plan që jo çdo klinikë të ketë anesteziologë.

“Është një pozita jo fort e lakmueshme. Në muajin e parë jam marrë me sanimin e situatës. Në atë periudhë kam bërë punë që më është dashtë me bo analiza dhe shumica e klinikave janë vizituar dhe çka mundemi me përmirësuar. ShSKUK është mega strukturë, por që parimisht e ka në funksion vënien e shërbimeve për qytetarë. Tash po hyjmë në fazën e planifikimeve 2023 dhe kam interes që problemet e mëdha të bëhet një plan i detajuar. Buxheti është sfidë dhe ne jemi duke përcjellë situatën dhe jemi në koordinim me Ministrinë e Financave. Për shkak të ligjeve edhe disa projekte nuk mund t’i fillojmë tash”.

Sa i përket mungesës së barnave dhe materialit shpenzues Zejnullahu tha se furnizimi nuk ka qenë keq për QKUK-në.

“Spitalet rajonale nuk janë nën 76%. Është hera e parë që qeveri ka ndarë buxhet për barna. Këtu ka ndodh mos planifikim nga ish menaxhmenti në onkologji. Problemet onkologjike janë të thelluara ndër vite. Unë konsiderojë që duhet ndryshim i ligjit të prokurimit. Ka disa departamente që kanë lista të pritjes më të gjata. Një sfidë që na ka dalë ka qenë rënia e numrit të anesteziologëve dje kam kërkuar të organizohen më pak salla po të jenë efektive. Kam bërë kërkesë për trajnim gjithë menaxherëve të kontratave”.

Aida Rexhepi dhe me u.d. e Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës ka kërkuar ligj të veçantë të prokurimit për shërbimet shëndetësore.

“Sfidë ka qenë edhe sigurimi i personelit shëndetësor dhe zgjerimi i kapaciteteve infrastrukturore dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore. Kishte me qenë mirë të hartohet një Ligj i prokurimit për shërbime shëndetësore”.

“…ka pasur problem sepse ka pasur vërshime ne onkologji dhe dy javë nuk ka funksionuar. Ajo çka është sfide mungesa e stafit infermierëve. Nevojiten 1.2 milion euro për blerjen e pajisjeve. Janë siguruar poashtu shtretër të rijnë. Rreth 200 mijë euro është gjetur mall me afat të skaduar. QKUK i mungon një drejtor ekzekutiv”.

Rexhepi ka thënë se e ka mirëpritur formimin e Komisionit Ekzekutiv, të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

 “Nuk them se gjithçka shkëlqen në shëndetësi, ankesa ka pasur dhe ka me pas. Çdo ankesë na shtyn me ecë përpara t’i përmirësojmë shërbimet. Ankesa ka edhe në vendet më të zhvilluara të botës. Të gjitha ato nuk është se nuk janë të përmirësueshme dhe çdo gjë e marrim me seriozitet të madh”, ka thënë ajo.

“Ai do të ndihmojë. Nuk është se ne kemi dalë të paaftë. Mbështetja e tij na ndihmon shumë. Ai s’ka nevojë të hyjë në mikromenaxhim, por është për t’i zhvilluar proceset”, ka shtuar.

Krejt kjo pasi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka pyetur për Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi të formuar nga kryeministri Albin Kurti, duke komentuar edhe raportimet se raporti i Bordit të SHSKUK-së me ministrin e Shëndetësisë s’është i mirë.

“Ne kemi dëgjuar që s’keni bashkëpunim të mirëfilltë me Ministrin e Shëndetësisë dhe kjo ka bërë që të formohet komiteti dhe të quhet ministër i shëndetësisë. Pse ka ardhur kjo gjendje dhe të lëshohet në kushte teknike kryeministri”.

Të ngjashme