Qeveria e Kosovës ka emëruar Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.
Po ashtu është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës.
Këto vendime, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka marrë më mbledhjen e sotme, ku përveç këtyre vendimeve, u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave, për zbatimin e Udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare.