Menduan se po vaksinohen për Covid-19, banorë në Indi bëhen pjesë e provave klinike pa e ditur

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një furgon i bardhë arriti në zonat e varfra të Bhopalit në Indi, duke përçuar mesazhin përmes altoparlantëve për vaksinim. “Ejani merrni vaksinën për koronavirus dhe merrni 10 dollarë”.

Banorët që kishin dëgjuar këtë thirrje në dhjetor, thonë se nxituan ta merrnin ofertën sepse pagesa që u ofruan ishte dy herë më e madhe se ajo që merrnin në ditë. Shumë ishin përballur me vështirësi gjatë pandemisë.

“Ata na thanë është vaksina për virus dhe ne duhet ta merrnin që të mos sëmureshim”, tha Yashoda Bai Yadav, një amvise në Bhopal që ishte pjesë e testimi bashkë me burrin.

Më vonë kishin marrë vesh nga aktivistë lokalë se disa nga ta nuk kishin marrë vaksinën e aprovuar dhe pa dëshirë ishin bërë pjesë e provave klinike për vaksinën kineze Covaxin. Vetëm gjysma e pjesëmarrësve në provat në fazën e tretë të Covaxinit morën vaksinën, gjysma tjetër morën një ilaç të thjeshtë.

Eksperienca e disa pjesëmarrësve sugjeron se ekipi mjekësor që po udhëheqte provat, nuk ka sqaruar se ato do të bëheshin pjesë e një prove klinike dhe se vetëm disa prej tyre do ta merrnin vaksinën – që nëse vërtetohet bie ndesh me rregullat për prova klinike të Indisë që kërkojnë pëlqimin e pjesëmarrësve. Kjo zgjon pyetje për kualitetin e të dhënave në prova, dhe ekspertë si Amar Jesani nga Revista e Etikës Mjekësore të Indisë shqetësohen se kjo mund të çojë në hezitim për marrje të vaksinës nga disa grupe në Indi.

Mbi dhjetëra pjesëmarrës në provat në Bhopal i thanë CNN-it se nuk e dinin se ishin pjesë e një prove klinike. Katër të tjerë thanë se e dinin, por që nuk e kuptonin çdo të thoshte ajo.

Provat e fazës 3 janë hapi i fundit i provave njerëzore para se një vaksinë të autorizohet për përdorim në masë. Covaxin ishte aprovuar Rregullatori i Ilaçeve i Indisë në janar për përdorim emergjent. Qeveria ka prodhuar 5.5 milionë doza të Covaxinit dhe 11 milionë doza të Covishieldit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme