Menduh Thaçi s’flet për ndryshim të kufijve, beson se do të arrihet marrëveshje efektive me Serbinë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), në Maqedoni Menduh Thaçi, tha se arritja e një marrëveshje Kosovë – Serbi do të ndikonte në stabilitetin në rajon, raporton Ekonomia Online.

Thaçi pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk ka dashur që të flas për idenë e presidentit kosovar Hashim Thaçi, për bashkim të Luginës me Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ai ka qenë i shkurt kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se beson që krerët e institucioneve në Kosovës do të arrijnë një marrëveshje efektive me Serbinë.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka efekte të mira në rajon. Jam takuar me presidentin Thaçi dhe me kryeministrin. Kam besim të plotë në drejtuesit e Kosovës se ata do të dinë mënyrë më të mirë ta vazhdojnë dialogun me Serbinë”.

Thaçi tha se vizita e tij në Kosovë ka qenë në lidhje me referendumit që do mbahet në Maqedoni për hyrjen e këtij shteti në NATO, raporton EO.

“Ishte nder të takoj Haradinja, çështja kryesore që u bisedua sot në mes nesh ishte referendumi i 30 shtatorit që do mbahet në Maqedoni një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë dhe besojmë që do të kemi rezultate pozitiv dhe gjithë shqiptarët e ndajmë të njëjtin mendim”.

“…ne i kemi borxh NATO-s dhe besoj se kjo është ideja që na bashkon gjithë shqiptarëve për shkak se nuk ka dilema. Orientimi ynë i përgjithshëm kudo në vend është NATO dhe Bashkimi Evropian”, tha Thaçi.

 

Të ngjashme