Mëngjesi i Përparim Ramës nga fshatrat e Gollakut: Në këtë ditë me diell, ta çojmë Prishtinën përpara

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën nga fshatrat e Gollakut.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama premton vazhdim të mbështetjes për Gollakun.

Ai thekson se fshatrat e kësaj zone, e meritojnë të zhvillohen edhe më shumë.

“Mirëmëngjesi Prishtina nga fshatrat e mrekullueshme të Gollakut, në këtë ditë që duket të jetë me diell, të shkojmë përpara, ta çojmë Prishtinën përpara, t’i çojmë fshatrat e Gollakut përpara”, thotë Rama.

Projektet e Ramës për Gollakun dhe zona të tjera të kryeqytetit, gjenden në platformën Prishtina Work.

Të ngjashme