Mentor Agani: Për shkak të sanksioneve Kosova deri në fund të vitit do t’i humbë pak më shumë se 500 milionë euro.

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Mentor Agani, hulumtues në KIPRED, aktivist i shoqërisë civile dhe i biri i veprimtarit Fehmi Agani, ka marrë vëmendjen dje në rrjetin shoqëror Facebook pas një postimi kritik ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me ndëshkimet e BE-së.

Agani ndër të tjera tha se për kokë banori i bie Kosova deri në fund të vitit t’i humbasë 350 euro.

Postimi i plotë i Aganit:

Euroactiv shkruan se per shkak te sanksioneve Kosova deri ne fund te vitit do t’i humbe pak me shume se 500 milione Euro. Kjo eshte diku rreth 350 Euro per cdo banor (lexo: per ty), perkatesisht rreth 1400 Euro per cdo familje 4-anetareshe (lexo: per familjen tende – nese familja jote nuk i ka 4 anetare, humbjen e saj ne Euro e gjen kur 350 e shumezon me numrin e anetareve te saj). Deri ne fund te vitit, dhe nese nuk na fusin edhe sanksione te reja.

Të ngjashme