Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mentor Ismaili, ka shpërndarë një postim mbështetës të Bajrush Xhemailit, i cili ka vlerësuar kontributin e tij familjar, profesional dhe politik.
Në postimin e tij, Xhemaili e përshkruan Ismailin si intelektual dhe veprimtar të shtetndërtimit, duke theksuar traditën patriotike të familjes së tij.
“Pakë fjalë për mikun e familjarin tim të veçantë, Mentorin, intelektual e veprimtar i shtetndërtimit, i cili rrjedh nga një familje e njohur dhe e arsimuar nga Lipjani, që ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Sipas Xhemailit, familja Ismaili ka vazhduar angazhimin kombëtar edhe pas demonstratave të vitit 1981.
“Pas demonstratave të vitit 1981, kur xhaxhai i tij u dënua me 9 vite burg nga regjimi serb, familja Ismaili vazhdoi të ruajë frymën kombëtare dhe arsimin gjatë okupimit, ndërsa më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në postim.
Ai ka veçuar edhe formimin akademik dhe përvojën profesionale të kandidatit të PDK-së.
“Mentor Ismaili ka përfunduar studimet themelore dhe master në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Kimisë, si dhe studimet doktorale në Shkencat Ushqimore në Universitetin ‘Shën Kliment Ohridski’, në Manastir. Me përvojë profesionale në FSK, Universitetin e Prishtinës dhe në sektorë të tjerë publikë, ai është aktiv prej vitesh edhe në jetën politike e shoqërore”, ka shkruar Xhemaili.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin Ismailin në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Prandaj miq të mi, ju ftoj të votoni për numrin 100, Mentor Ismailin, për një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin e Kosovës”, ka theksuar ai.