Mercedes planifikon edhe Sedan elektrik në familjen EQ

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:39 | Nga

Sipas mediave britanike, gama EQ e Mercedesit do të pasurohet edhe me një Sedan tërësisht elektrik.

Edhe më herët është konfirmuar se në ofertë, ndër të tjera, do të jetë edhe Hatchback EQ A dhe SUV-i EQ C, transmeton Koha.net. Po ashtu, vlen të theksohet se Mercedesi planifikon që deri më 2025-ën të ofrojë 10 modele të reja elektrike.

Të gjitha këto modele do të përdorin platformën MRA (Modular Electric Architecture).

Modeli i parë që do të shfaqet, gjatë vitit të ardhshëm, është EQ C. Për këtë model, sipas informacioneve të mëparshme, thuhet se do të jetë më i madh se modeli aktual GLC dhe se me vetëm një karikim të baterisë ai do të mund të udhëtojë deri në 500 kilometra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme