“Mercom Company” shpërblehet me tender 1,9 milionësh për furnizim me 87 vetura për Institucione

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) e ka shpërblyer me tender hiç më pakë se 1,9 milionë euro kompaninë “Mercom Company” për furnizim me 87 vetura për Institucionet të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Në dokumentet e siguruara shihet se ne ketë tender përfshihen 22 automjete “ Peguot 208 Aktive”, në një lot tjetër të këtij tenderi i cili peshon rreth 200 mijë euro, shteti do të blej 9 automjete “ Peguot 308 Aktive”, deri në një llote tjetër që ka vlere prej rreth 1,3 milionë euro Agjencia Qendrore e Prokurimit për Institucione te ndryshme të shtetit do të blej 56 “Peguot 308 Aktive 1.5”, raporton Front Online.

Të ngjashme