Mërgim Lushtaku: PDK-ja e ka programin konkret për sistemin arsimor në Kosovë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja Mërgim Lushtaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka programin konkret për rimëkëmbje.

Ai me këtë rast tregoi se PDK-ja do të angazhohet në arsimim cilësor duke rritur pagat për arsimtarët, profesorët e shkollave të mesme dhe profesorët universitarë.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës e ka programin konkret për #RIMËKËMBJEN e sistemit arsimor në Kosovë. Krahas rritjes së cilësisë, do t’i rrisim sërish pagat për arsimtarët, profesorët e shkollave të mesme dhe profesorët universitarë. Partia Demokratike e Kosovës është dëshmuar edhe më parë kur i ka nxjerrur nxënësit nga të mësuarit në kontenier dhe kushte të rënda, në objekte shkollore moderne duke bërë kështu infrastrukturën arsimore më të mirën në rajon. Pastaj, të gjithë mësimdhënësve ua ka rritur pagat.Andaj, mësimdhënësit nuk do të zgjedhin ndonjë adresë politike tjetër sepse vetëm Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.#MERGIMLUSHTAKU11

#PDK134

#RIMËKËMBJE

Të ngjashme