Mërgimtarët në korrik në Kosovë: Nga 100 mijë dikur, tash 188 mijë vetura

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Përderisa flusku i mërgimtarëve vazhdon të jetë aktiv në Kosovë, pandemia ka ndikuar që numri i ardhjeve nga diaspora në vendlindje të rritet.

Këtë e ka konfirmuar për RTK-në drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku. Përgjatë bisedës në studio ai ka konfirmuar se shifrat e hyrjeve duke u bazuar në vetura, vetëm gjatë muajit korrik, ka një rritje të dukshme.

“Korrikun nëse ne e kemi pritur që vijnë rreth 100 mijë vetura, kësaj radhe kanë ardhur 188 mijë. Nëse i marrim targat vendore që janë 490 mijë në Kosovë, edhe rreth 250 mijë që iu shtohet këta dy muaj e gjysmë normalisht ështrë numër i madh dhe s’është trafiku i njëjtë sikur viteve të kaluara”, ka thënë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Të ngjashme