Pas kërcënimeve drejtuar ish-deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj, mërgimtarët duket se në shënjestër i kanë vënë gazetarët.
Këtë herë nga një intervistë është kërcënuar gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla.
Syla është kërcënuar nga mërgimtari-qytetari i Ferizajit, Agim Hetemi banorë në Gjermani.
Në një intervistë për “Gazeta Mërgata”, mërgimtari deklaron se nëse e takon gazetarin Syla do ta bëjë për spital.
“Unë jam Agim Hetemi nga Ferizaji, jetoj në Gjermani, Valon Sylën ishalla nuk e zateti, se me ba me zatet aj drejt e në spital ka me shku”.