Ambulanca e fshatit Opterushë në Rahovec ka pranuar sot një donacion në barna nga bashkatdhetari Visar Kabashi. Donacionet me barna esenciale për pacientët do të vazhdojnë për katër vitet e ardhshme.
Në pranim-dorëzimin e donacionit merrnin pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi; drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Samir Mustafa; drejtori i QKMF-së, Jusuf Korenica; e përfaqësues të fshatit.
Pranimi i donacionit u bë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet kryetarit Smajl Latifi dhe mërgimtarit Visar Kabashi.