Në raportin 24 orësh të Policisë është bërë e ditur se është arrestuar mërgimtari, shtetasi francez pasi i njëjti një ditë më parë kishte goditur me veturë një këmbësore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
E lënduara ka pasur lëndime të mëdha.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 18.08.2021 – 22:25. Me datën 19.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Francës për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e kishte goditë këmbësoren- viktimën femër kosovare e cila si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari pasi e kishte shkaktuar aksidentin me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.