Ekonomia Online
FUNDIT

Merkel dhe udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë mblidhen të martën për masat ndaj Coronavirusit

Merkel dhe udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë mblidhen të martën për masat ndaj Coronavirusit

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet më herët sesa ishte planifikuar me 16 udhëheqësit rajonalë të vendit për të diskutuar rritjen e kufizimeve të koronavirusit, njoftoi të premten zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert, ndërsa virusi mbizotëron në të gjithë vendin. “Rastet e reja të infeksionit janë shumë të larta “, tha Seibert, duke shtuar […]

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet më herët sesa ishte planifikuar me 16 udhëheqësit rajonalë të vendit për të diskutuar rritjen e kufizimeve të koronavirusit, njoftoi të premten zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert, ndërsa virusi mbizotëron në të gjithë vendin.

“Rastet e reja të infeksionit janë shumë të larta “, tha Seibert, duke shtuar se Gjermania është në gatishmëri të lartë për mutacione të reja, më ngjitëse të virusit.

“Qeveria gjermane po i vëzhgon këto zhvillime me shumë kujdes dhe po e sheh këtë seriozisht,” shtoi ai, raporton CNN.

Merkel pati vendosur të takohej me udhëheqësit rajonalë më 25 janar. Gjermania të premten tejkaloi shifrën e 2 milionë rasteve me koronavirus pasi iu shtuan 22,368 infeksione të reja me këtë virus brenda 24 orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të raportuara në 2,000,958, njoftoi  Instituti Robert Koch (RKI).

Të ngjashme