Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të zhvillojë strategji të përbashkët në fushat kryesore.
Nëse Gjermania dëshiron të jetë lojtare e rëndësishme në botën e globalizuar, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse është së bashku me Evropën, u shpreh sot Merkel gjatë një tubimi të mbajtur me disa të rinj.
“Të tjerët nuk flenë”, u shpreh Merkel, raporton agjencia Dpa, duke shtuar se fushat ku mund të ndërtohet një strategji e përbashkët në Evropë, do të ishin veçanërisht politika e jashtme dhe siguria.
Merkel tha se bëhet fjalë për “prezantim të përbashkët si entitet global” kur ballafaqohesh, për shembull me Rusinë, Kinën dhe Afrikën, përcjell REL.