Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se Gjermania është e gatshme të zgjerojë ndihmën për Turqinë për strehimin e refugjatëve sirianë.
Turqia ka nevojë për ndihmë në shumë aspekte për sigurimin e 3,5 milionë personave. “Unë jam gati për këtë”, deklaroi ajo pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, gjatë kongresit të Partisë Popullore Europiane në Zagreb.
Në një marrëveshje me BE-në nga viti 2016, Turqia u zotua të angazhohet në përpjekjet për të parandaluar migrantët të arrijnë në ishujt grekë të Egjeut dhe të pranojë kthimin e migrantëve, kërkesat për azil në Europë të të cilëve, u janë refuzuar.
Në kthim, BE premtoi 6 miliardë euro në ndihmë të Turqisë. Blloku theksoi se ka shpërndarë tashmë 5,6 miliardë euro. /GE