Merkel: Gjermania të mbetet vigjilente në luftën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Gjermania duhet të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme, tha të hënën kancelarja Angela Merkel.

Gjermania do ta shohë brenda dy javësh nëse relaksimi i pjesshëm i kufizimeve në jetën publike, e ngre lart nivelin e infeksionit, u tha Merkel gazetarëve.

“Ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të disiplinuar”, tha ajo.

Pas disa javësh izolim, Gjermania ka rrafshuar lakoren e të infekturave të rinj me koronavirus dhe, javën e kaluar, ka thënë se sëmundja është nën kontroll.

Nga e hëna, autoritetet atje kanë lejuar rihapjen e dyqaneve të vogla, librarive dhe dyqaneve të biçikletave, me kusht që i zbatojnë masat e distancimit fizik.

Të hënën, Gjermania ka regjistruar 1,775 raste të reja me koronavirus dhe 110 viktima.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në mbi 145,700, ndërsa i viktimave në 4,404.

Të ngjashme