Merkel: Masat e ECB-së, ende pa efekte të plota

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 19:05 | Nga

Politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) ende nuk po jep efekte, të cilat Gjermania dëshiron t’i shohë, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

Deklarata e saj vjen pas masave të ndërmarra tash e sa vjet nga ECB për rritjen ekonomike në eurozonë, transmeton Reuters.

Merkel tha se është e hapur për rinisjen e bisedimeve me SHBA-të për marrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian.

Ajo në konferencën me liderët afaristë në Bavari, theksoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë me dije se është e gatshme për bisedime dhe se marrëveshja e partneritetit Transatlantik mbetet në rend dite, transmeton AP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme