Merkel telefonon Biden, flasin për forcimin e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden bënë thirrje për forcimin e bashkëpunimit transatlantik dhe punën e përbashkët mbi përparësitë e politikës së jashtme, përfshirë në Ballkanin Perëndimor.

Siç deklaroi Shtëpia e Bardhë, “Biden i tha Merkel se ai synon të rinovojë aleancën transatlantike dhe ata ranë dakord të punojnë në përparësitë e politikës së jashtme të përbashkët, duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Kinën, Rusinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor”.

Në telefonatën e parë pasi Biden mori detyrën javën e kaluar, Merkel e ka përgëzuar për inaugurimin.

Në të njëjtën kohë, ajo njoftoi gatishmërinë e Gjermanisë për të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e detyrave ndërkombëtare së bashku me partnerët e saj europianë dhe transatlantikë.

Kancelarja Merkel ftoi presidentin amerikan të vizitojë Gjermaninë sa më shpejt që pandemia e virusit korona ta lejojë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme