Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se pavarësisht disa kritikave për Qeverinë, janë të admirueshme përpjekjet e Turqisë në çështjen e refugjatëve.
Në një fjalim të mbajtur sot në Bundestag lidhur me buxhetin, Merkel potencoi bisedat e zhvilluara në Samitin e Këshillit Evropian.
“Në fakt kemi folur rreth ndihmës financiare jo për Turqinë, por për pjesën e dytë prej 3 miliardë euro që do të jenë në shërbim të 3.9 milionë refugjatëve që Turqia ka pranuar.
Kemi pranuar edhe këtë ndihmë të dytë. Turqia mund të kritikohet, por Turqia e meriton një vlerësim dhe një kontribut të madh për atë që ka bërë ajo për refugjatët sirianë”, tha Merkel.