Kabineti Qeveritar i kryesuar nga Ramush Haradinaj ka shpronësuar për interes publik pronat e paluajtshme të cilat preken nga ndërtimin ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit, pika kufitare Merdar.
Në mbledhjen e qeverisë gjithashtu u miratua edhe shpronësimi i pronave që preken nga zgjerimi i rrugës nacionale segmenti i hyrjes në qytetin e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për shpronësimin e pronave të paluajtshme.