Merret vendimi për grupin shqiptar të drogës në Britani

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 15:52 | Nga

Besjan M., shqiptari që qëndronte në krye të trafikut të një sasie droge me vlerë 750 mijë funte u dënua me dy vite burg në Britaninë e Madhe.
Ai u burgos në tetor të vitit të shkuar së bashku me dhjetë persona të tjerë në Gloucestershire, ndërkohë në operacionin policor u sekuestruan disa laboratorë kanabisi.

Të gjithë këta persona u dënuan ndërkohë, i fundit që mori dënimin nga Gjykata e Bristolit ishte 31-vjeçari Besjan M., i cilësuar si një prej drejtuesve të bandës së bashku me shqiptarët Elis G., Dardan H. dhe Jeton M., përcjell albinfo.ch.

Ai fillimisht i mohoi akuzat, por më pas pranoi se ishte pjesë e aktivitetit kriminal.

Grupi kishte ngritur disa laboratorë të sofistikuar ku kanabisi kultivohej në vazo dhe rritej përmes llambave ngrohëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme