Merret vendimi që të rritet numri i gjyqtarëve të Apelit

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 13:18 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka marrë njoftimin se Këshilli Gjyqësor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryetarit Hasan Shala, për shtimin e numrit të gjyqtarëve në këtë institucion.

Siç raportohet përmes një komunikate për medie, KGJK-ja ka marrë vendim që të shpallë konkurs për dhjetë gjyqtarë.

“Duke e mirëpritur këtë vendim, Gjykata e Apelit, shpreson se procedurat për rekrutimin e tyre do të kryhen sa më shpejt që është e mundur, pasi që nevoja për ta është tejet e madhe”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Gjykata e Apelit si gjykata e shkallës se dytë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar më një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve, ku vetëm në vitin 2017, ka pasur në punë mbi 24 mijë të tilla, prej te cilave 11 mijë të trashëguara nga vitet paraprake. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me atë të gjyqtarëve, që janë 35, i bije që secili nga ta ka pasur në sirtarë rreth 700 lëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme