Neymar do të operohet këtë fundjavë në Brazil, duke humbur pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Skuadra e PSG-së në marrëveshje me Kombëtaren e Brazilit dhe Neymar kanë vendosur që lojtari të operohet këtë fundjavë.
Neymar theu ashtin e pestë në ndeshjen ndaj Marseille, duke humbur kështu ndeshjen e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ai përmes një postimi në Instagram thotë se kjo pengesë nuk do ta ndal atë.
“Pengesat nuk duhet të ju ndalojnë. Nëse keni një muri përpara, mos u dorëzoni. Gjeni një mënyrë si ta kaloni”, shkruan Neymar.