Drenthe e ka këshilluar Ramosin që të qëndrojë në Madrid.
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e “Los Blancos”.
Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani nuk ka pasur risi për rinovimin e saj.
Sido që të jetë, ish futbollisti i Realit, Drenthe, e ka këshilluar Ramosin që të vazhdojë të qëndrojë në Madrid.
“E di që je shumë madrilen, dua të të shoh ende në Madrid”, tha Drenthe në “El Chiringuito”.