Mesfushori i Kosovës: Azerbajxhani mund të na dënojë nëse luajmë lojë të tillë si ndaj Maltës

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 10:25 | Nga Ekonomia Online
Hekuran Kryeziu është i kënaqur që Kosova arriti fitore të thellë ndaj Maltës, por e pranon që loja e Kombëtares duhet të përmirësohet akoma më shumë.

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitoren më të thellë në histori të saj duke e mposhtur në udhëtim Maltën me rezultat 5-0, raporton GazetaMetro.

Hekuran Kryeziu, mesfushori i ‘Dardanëve’ pas ndeshjes ka thënë se skuadra e Kosovës duhet të ketë kujdes në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit dhe të mos humbasin shumë topa si ndaj Maltës.

“Jemi befasuar edhe vet me pesë golat e shënuara, pasi paraqitja nuk ka qenë e mirë,” ka thënë Kryeziu.

“Golat e shënuara na kanë dhënë vetëbesim për ndeshjen me madhe me Azerbajxhanin”.

“Duhet të përmirësohemi, pasi me Azerbajxhanin nuk do të jetë kaq e lehtë sa me Maltën”.

“Nuk e kemi qarkulluar topin mirë, e humbnim topin lehtë dhe Azerbajxhani mund të na dënojë nëse luajmë lojë të tillë”

“Fitorja nuk ka qenë asnjëherë në rrezik, por me Azerbajxhanin do të jetë më vështirë”.

“Jam i lumtur me rezultatin, por jo edhe me lojën. Kemi luajtur mirë në kundërsulme dhe faza sulmuese e ka kryer për mrekulli punën e tyre,”.

Kosova më 20 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri luan ‘finalen’ kundër Azerbajxhanit ku do të përcaktohet se cila Kombëtare do të jetë lidere e Grupit të 3-të në Ligën D.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme