Ani pse janë në grevë që gati 3 javë, punëtorët e arsimit i kanë marrë pagat e muajit janar , transmeton Gazeta Metro.
Mësuesit, arsimtarët, profesorët e në përgjithësi anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut ju kanë dalë pagat për muajin janar, këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Financave.
Nga ministria kanë thënë se sot është bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar për të të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.
Ndërkohë edhe nga SBAShK-u kanë konfirmuar se mësimdhënësit i kanë marrë pagat e muajit janar, por ata kanë konfirmuar se pagat janë dalë pa ndonjë rritje.
Mësimdhënësit kanë hyrë për në javën e tretë të grevës. Ata më 14 janar të këtij viti kanë hyrë në grevë të përgjithshme.
Kërkesa e grevistëve është rritje e koeficientit të pagës për 30%.