Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, do të nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë kontratë përcaktohen të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese.
Nënshkrimi i Kontratës do të bëhet nesër në Zyrat e MAShT-it.