Mësimi online nga shtëpia, transmetimi nga e hëna në televizionin publik

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 13:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e arsimit parauniversitar që janë në shtëpi si pasojë e masave të marra nga Qeveria kundër përhapjes së Coronavirusit do të kenë mundësi të ndjekin online dhe përmes RTK-së.

Ky projekt është mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i MAShTI, Jusuf Thaçi, për Ekonomia Online, ka thënë situata e krijuar së fundmi me epideminë, kanë bërë që të mendojnë për këtë model.

Ai tha se problematikë ka qenë përzgjedhja e mësimdhënësve të cilët janë të gatshëm të përgatisin material mësimor për shfaqje online.

“Ka qenë shumë problematike në situatën dhe rrethanat në të cilat po operojmë sepse është dashtë me krijuar një mekanizëm prej fillimit me përzgjedh mësimdhënës që munden me përgatit material mësimore të cilat pastaj jemi duke i xhiruar dhe me gjet dikën me prodhimin e këtyre materialeve. Në të njëjtën me përgatiti infrastrukturë teknike për transmetim të këtyre përmes internetit e në të njëjtë kohë do të bëhet edhe përmes televizionit publik”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për këtë projekt, Thaçi ka falënderuar DKA-në e Prishtinës, të cilët kanë ndihmuar në këtë drejtim për grumbullimin e mësimdhënësve dhe kanë përzgjedhur më të mirët e me përvojë në Prishtinë.

“DKA e komunës së Prishtinës na ka ndihmuar shumë në drejtimin e grumbullimit të mësimdhënësve dhe ka përzgjedhur më të mirët dhe më përvojë të komunës së Prishtinës dhe po besoj që edhe materialet mësimore duke pas parasysh edhe në situatën që jemi normalisht që nuk kanë me qenë perfekte, por shpresoj që do të jenë mjaftueshëm të kënaqshme”.

“Fillimisht do të jenë vetëm Gjuha Shqipe dhe Matematika për klasat 1-5 dhe pastaj për të vazhduar me klasat 6-9 edhe pastaj sapo të konsolidohemi pak do të fillojmë edhe me lëndët tjera të rëndësishme por fillimit kemi filluar me Gjuhën shqipe dhe matematikën”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka thënë se ky projekt është shumë i qëlluar.

Shala ka bërë thirrje tek të gjithë mësimdhënësit që të jenë pjesë e këtyre orëve dhe në vazhdimësi të komunikojnë në grup.

“Pasi që jemi duke jetuar në rrethana të jashtëzakonshme projekti është një ide shumë e qëlluar duke pas parasysh që fëmijët janë duke qëndruar në shtëpi dhe së paku kanë një orar ku duhet të koncentrohen dhe mos ta harrojmë shkollën”.

“Efekti që mos të mbesin mbrapa me plan-programe dhe efekti i dytë që ta thyejnë monotonin ata që mund ta kenë dhe është duke shkuar mirë dhe Drejtoria e Arsimit ka angazhuar mbi 50 mësimdhënës të cilët janë duke e dhënë maksimumin dhe kanë ardhur me një vullnet shumë të madh që të punojnë dhe për tejkalimin e kësaj situate për fëmijët e Kosovës”, tha ajo.

Kurse drejtori i Shkollës “Model”, Liridon Maliqi, ka thënë se të shtunën e kaluar kanë filluar përgatitjet teknike për të filluar me xhirimet.

Madje, ka thënë se është bërë edhe dezinfektimi dhe hapësirat e objektit në të cilat do të xhirohen orët mësimorë online, raporton EO.

“Aq sa kemi parë dhe jemi kompetent të flasim që nga e shtuna kanë filluar përgatitjet teknike për të filluar me xhirimet për të hënë apo të martën që po e lëmë pas. Kemi filluar me dezinfektimin e objektit dhe hapësirat e objektit për t’i ndarë në të cilat do të xhirohen orët mësimorë online, ndarja nga mësueset është bërë përkatësisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit, të cilët i kanë përzgjedhur mësueset e komunës së Prishtinës dhe pastaj procedurat tjera të menaxhimit të operatorëve kompanive të cilët janë të angazhuar për të xhiruar orët janë përcaktuar nga ministria e Arsimit”.

“… tash më janë në fazën e parë, dhe shumë njerëz janë duke punuar pa ndërprerë për çdo ditë në përgatitje të më shumë se 40 orëve mësimore dhe tash më siç e keni parë edhe ju nga e hëna do të fillojnë të plasohen në RTK dhe një ueb faqe të MAShTI”, u shpreh ai për Ekonomia Online.

“Po mendojmë që më shumë mund të ketë efekt mësimi në distancë apo mësimi online se sa të mos ketë fare. Lëndët bazike duke u bazuar në koikulën e re të Republikës së Kosovës që janë Gjuhë Amtare, Matematik, Shkencat të Natyrës dhe kështu me radhë këto do të jenë të sigurta që do të mbahen dhe do të jenë të xhiruara prej të hënës e tutje për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 12”.

Të ngjashme