Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku është pritur nga zyrtarët e kësaj partie.
Në këtë vizitë miqësore u interesua lidhur me gjendjen e Haradinajt si dhe statusin procedural të qëndrimit të tij në Francë, raporton Ekonomia Online.
“Së pari ju përshëndes dhe dua t’iu them se sot u njoftova për çështjet ekonomike, politike dhe gjithçka tjetër në Kosovë. Gjithashtu jam informuar për situatën në të cilën gjendet shoku dhe miku im i ngushtë Ramush Haradinaj, dhe uroj që miku im do të kthehet sa më shpejt në Kosovë”, ka thënë Mesiq.
Nënkryetari i AAAK-së, Adrian Gjini, ka falënderuar ish-presidentin kroat Stpe Mesiq për vizitën që i ka bërë AAK-së.
“E falënderojmë ish-presidentin Mesiq për mbështetjen që na e ka dhënë për kohën sa ka qenë president i Kroacisë. Presidenti Mesiq vazhdon të jetë miku i jonë”, ka thënë Gjini.
Nënkryetari i AAK-së, Gjini ka theksuar se presin që javën e ardhshme të lirohet kryetari Haradinaj, i cili po mbahet në Francë.