Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy të vrarët mbrëmë në Krushevc të Pejës. Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsyeje ende të panjohura. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë […]
Mësohet identiteti i vëllezërve të vrarë në Pejë

Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy të vrarët mbrëmë në Krushevc të Pejës.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsyeje ende të panjohura.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje të rëndë.
Viktimat janë nga fshati Kosuriq i Pejës dhe trupat e tyre tashmë ndodhet në obduksion











